Profesori i ekonomisë SAMI BISLIMI i mban orë falas kryeministrit Zaev për TVSH-në,për 1 vitë qytetari maksimum mund të kthen 110 euro, nëqoftëse merrni rrogë 400 euro

51

Populizëm është projekti i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev për kthimin e 15 përqind të TVSH nga kuponat fiskal që nga muaji korrik i vitit 2019-të. Kështu vlerson profesori universitar dhe njëheriit ekspert për cështje ekonomike, Sami Bislimi në një deklartë dhënë portalit AMERIKA-RADIO.

“Edhe pse ky proekt i qeverisë është në esencë populist, i njëjti mundëson kthim i parave nga shteti të qytetarët. Them populist nga fakti se, nëse qëllimi i qeverisë është ulja e barës tatimore të qytetareve, atëherë më lehtë do të ishte të bëjë zvoglimin e normës së TVSH, se qytetarët të bëjnë llogaritë të perditshme sa para duhet tu ktheje shteti.Parat nga tatimi jane para të qytetarëve dhe nuk ka nevojë që në këtë mënyrë të luaje me dinjitetin e tyre”, ka theskuar profesori i ekonomisë, Bislimi duke sqaruar në formë të detajizuar se një person që merr rrogë mesatare 400 euro në Maqedoni, po ti harxhon këto para duke blerë mallra të ndryshme me TVSH 18 përqind, ai nga kthimi i TVSH-së për 1 vit do të fiton maksimum 110 euro.

“Me proektin qeveritar parashifet që nga 1 korriku për cdo llogari fiskale më të cilin është paguar TVSH, qytetareve tju kthehet 15% e vlerës të tatimit të paguar. Të supozojme se cdo qytetar i vendit harxhon nga 400 evro në muaj ( 24.600 denarë sa është rroga mesatare neto). dhe nëse i gjithë malli i blerë është ngarkuar me norm të TVSH-së prej 18 %, atëherë, blëresi ka paguar TVSH në vlerë prej 3.753 denarë.Shteti është i obliguar që blerësit ti ktheje sumën prej 562 denarë. TVSH= 24.600- (24.600: 1,18) = 3.753 denare. Mjete per kthim= 3753x 15/100= 562 denarë. Për një vite një konsumatorit që harxhon 400 euro apo 24600 denarë në muaj, në fund shteti obligohet ti ktheje 6.744 denarë”, ka deklaruar për portalin AMERIKA-RADIO, profesori univeversitar, SAMI BISLIMI.

Ndryshe, qeveria e Maqedonis së Veriut nga muaji korrik të këtij viti parasheh që 15 përqind e vlerës së TVSH-së tju kthej qytetarëve. Këtë vendim e paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev.

Ndryshe në Maqedoni, artikujt ushqimor, buka, vaji, orizi dhe të gjitha ushqimet që konsumohen tatimohen me normë 5 përqind të TVSH-së.