Profesori izralelit: Virusi zgjat kudo 70 ditë

Advertisment

Profesori izraelit Isaac Ben Israél, duke analizuar të dhënat e të gjitha vendeve të përfshira në pandemi, thotë se është e mundur të gjesh analogji gjatë rrjedhës së epidemisë.

Ai ka prezantuar një teori sipas të cilës Sars Cov-2 ka një cilkël epidemik prej 70 ditësh pavarësisht masave që shtetet marrin.

Reklame

Në një intervistë për ‘TV Channel12’, profesori theksoi se virusi arrin kulmin e infeksionit brenda 4-6 javëve dhe më pas fillon një fazë zbritëse që përfundon rreth javës së tetë dhe të nëntë, duke u zhvilluar gjatë 70 ditëve.

“Kudo në botë, është njësoj. Ka rritje në javën e katërt deri në të gjashtën, dhe më pas një ulje drastike, deri sa zhduket në javën e tetë”, deklaroi profesor Israel.

“Ekziston një model i paracaktuar, numrat flasin vetë”, shtoi matematikani izraelit.

Për të konfirmuar teorinë e tij, shkencëtari përmendi shembullin e Italisë, një vend me masa veçanërisht të rrepta, si dhe Tajvanin dhe Singaporin me kufizimet më të buta.

“Në këto vende ka një rritje të rasteve deri në javën e katërt deri në të gjashtë dhe menjëherë më pas ka një ulje, derisa do të zhduket gjatë javës së tetë”, theksoi ai.

Ish-gjeneral i ushtrisë, Isaac Ben Israél është sot shef i programeve mbi sigurinë në Universitetin e Tel Avivit dhe është një autoritet në fushën e matematikës. /Opinion