Profesori Kedev, ngjitet në majat e Nepalit

Përveç sukseseve të panumërta në profesionin e tij, në mjekësinë intervente, profesori i njohur nga Mqedonia e Veriut Sashko Kedev, shënoi sot edhe një sukses të radhës. Kedev, sot u ngjit në majën më të lartë të Nepalit, të quajtur Dhaulagiri, me një lartësi mbidetare prej 8167 metrash. Edhe pse është një pikë lartësie që vetëm alpinistët professional mund ta realizojnë, Kedev këtë ngjitje e bëri për vetëm disa orë, edhe atë pa asnjë pengesë.

Kedev, me këtë ngjitje në Dhaulagiri përcjell për gjithë popullatën një mesash tejet të rëndësishëm që ka të bëjë me ecjen, vrapimin por edhe ngjitjen në pika të larta, me qëllim që të kemi një trup dhe shpirt të shëndetshëm, sidomos në kohën kur pjesa më e madhe e botës, po përballen me obezitetin por edhe me sëmundjet e ndryshme kadrio-vaskulare.

Reklame

Ndryshe, profesori Sashko Kedev ka meritë të veçantë sa I përket hapjes së kardiologjisë intervente në qytetin e Tetovës, por edhe përgatitjen e njërit ndër mjekët më të mirë të kardiologjisë intervente në Tetovë, doktor Valon Asanit.