Prokuroria në Tetovë parashtroi propozime për gjoba për pesë persona

Advertisment

Prokuroria në Tetovë parashtroi propozime për dënime në para për pesë persona, kumtuan nga PTHP Tetovë.

“Të akuzuarit në disa ngjarje penale juridike më 13 dhe 14 prill të vitit 2020, nuk e kanë respektuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet lëvizja e popullatës në territorin e shtetit, ndërsa në drejtim të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë”, informojnë nga Prokuroria.

Reklame

Për shkak të veprës së bërë penale “mosveprim sipas rregullave ligjore gjatë pandemisë”. PTHP Tetovë deri tek gjykata kompetente ka parashtruar propozime për dhënien e gjobave për secilin prej të akuzuarve në vlerë prej 100 gjobave ditore.