Prokuroria siguron video pamje nga vrasja në Çair

Prokuroria Publike ka njoftuar se mbrëmë një prokuror publik kujdestar ka inspektuar Çairin, ku një person ka vdekur dhe dy janë lënduar pasi kanë shtënë me armë automatike. “Prokurori publik ka lëshuar urdhër për grumbullimin dhe analizimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe urdhër për autopsi të të ndjerit.

“Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar incizimet e video vëzhgimit të objekteve përreth”. tha Prokuroria.

Reklame

Ministria e Brendshme thotë se dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në çajtoren “Vëllezërit Redzepagic” në Çair. Disa media raportojnë se i ndjeri është vëllai i Kamber Idrizit, i cili u vra gjatë festës së Fitër Bajramit të vitit të kaluar.

Ngjarja u raportua në polici në orën 21:40. Nga MPB thonë se ekipet policore kanë shikuar vendin e ngjarjes dhe po merren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit. Autorët janë në kërkim edhe nga Prokuroria.