Promovohet lagjja elitare “Planet” në Saraj të Shkupit (Video)

AdvertismentCustom Text

Në Komunën e Sarajit, në 15 hektarë, do të ndërtohet vendbanimi i parë elitar me 142 vila luksoze me pishina, oborre të gjera dhe një park i madh, transmeton gazeta LAJM.

Realizimi i këtij projekti elitar të quajtur kompleksi “Planet” i investitorëve Valdeta Kasapi, Samet Misimi dhe Xhemil Shabani, filloi në nëntor të vitit të kaluar, me ndërtimin e një rruge hyrëse. Vlera e projektit arrin në 28 milion euro.

ReklameCustom Text

Kompleksi është planifikuar të ketë terrene sportive, internet, treg, restorante me kuzhinë tradicionale, zyrë postare, bankë, bibliotekë dhe librari, kopsht fëmijësh, amfiteatër në natyrë, banjë, shatërvan, poliklinikë, mini kinema, etj.

Gjashtë lloje të ndryshme të shtëpive janë planifikuar në kete vendbanim, sipas nevojave të blerësve. Do të ketë edhe 400 vende parkimi shtesë.