Pronarët e lokaleve të dasmave vazhdojnë protestat (VIDEO)

Qeveria nuk planifikon të përpilojë protokolle për fillimin e punës së objekteve gastronomike dhe hotelierike, gjegjësisht për organizimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare.

Kështu njoftoi zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme ku hodhi poshtë edhe akuzat e gastronomëve se janë të përjashtuar dhe diskriminuar nga masat ekonomike. Bytiqi tha se ata janë përfshirë në çdo masë dhe se duhet të kenë mirëkuptim që të gjithë janë të prekur dhe se prioritet është shëndeti i qytetarëve.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Fatmir Bytiqi

“Në masat ekonomike të propozuara mendoj se gastronomët janë identifikuar si sektor më I prekur. Asnjë masë që është sjellë nuk përjashton gastronomët. Por, themi se unë nuk kam guxim që të shkoj kundër rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Vërtetë duhet të gjithë të pranojmë që secili ta kryejë punën në mënyrë profesionale. Nëse komisioni vlerëson se nuk ka ardhur koha për rrethana lehtësuese, duhet ti dëgjojmë dhe tu besojmë se kjo është më e mira për shëndetin e qytetarëve”

Qëndrimi i këtillë i Qeverisë vjen edhe pas protestave të mbajtura disa ditë me rradhë nga gastronomët, hotelierët, fotografët, producentët dhe artistët në të cilat kërkojnë mbështetje ekonomike dhe leje për punë nën protokolle strikte. Ata kanë protestuar edhe sot, ndërsa janë shprehur të pakënaqur edhe nga pakoja më e re e Qeverisë e cila pretendojnë se i ka favorizuar transportuesit më shumë se gastronomët edhe pse ata janë më të prekur nga kriza.