Pronarët e restoranteve në Tetovë me apel deri te Qeveria për muajin e Ramazanit! Kërkojnë…

Advertisment

Sot në një mbledhje të përbashkët të pronarëve të restoranteve në Tetovë, u diskutuan shqetësimet e efektit që masat e vëna kundër Koronavirusit kanë dhënë në biznesit e tyre shkruan Pa Censurë.

Pronarët e restoranteve njëzëri kanë deklaruar kërkesën për zgjatjen e orarit të punës në muajin e shenjtë të Ramaznit, respektivisht mundësinë për t’i shërbyer me iftare klientët deri në shtëpitë e tyre!

Reklame

“Ne kërkojmë nga ministri Hisen Xhemaili që te kërkojë nga Qeveria të na mundësohet si restorante të punojmë deri në ora 19:30 pasi do të kemi kërsesa për iftare delivery, nëse nuk na lejohet të punojmë deri në kohën e iftarit atëherë kemi marrë fund si biznese” tha V.A pronar i restorantit në Tetovë!

Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më datë 24.04.2020, deri më atë ditë pritet që Qeveria të ndryshojë masat e marra për kufizimin e lëvizjes!/Pa Censurë