Pronarja e çerdhes i thyen këmbën foshnjes 18-muajshe

foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është kallëzuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës, ku pronarja e një çerdheje ka demtuar një foshne duke i thyer këmbën.

Reklame

Policia është duke ndjekur veprimet për zbardhjen e çështjes pas kallëzimit të shtetasit me iniciale O.J, i cili ka akuzuar 46-vjeçaren për veprën penale kundrejt fëmijës së tij 18-muajsh.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJoftimi i plotë i policisë:

Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.