Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar vazhdimin e orës policore në vatrat e virusit. Alsat mëson se masa është propozuar të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
Ky vendim pritet të diskutohet sot në mbledhjen e Qeverisë e cila është thirrur në orën 14.
Gjatë tre ditëve të kaluara në karantinë ishin qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, komunat përreth Shkupit, Haraçinë, Zhelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc.