Protest për zgjidhjen e problemit të këmbësorëve në rrugën industriale

Advertisment

Lajmërim për protestë

Të nderuar banorë të qytetit të Tetovës, Të hënën (25.01.2021) në ora 13:00 do të organizohet protestë për zgjidhjen e problemit të këmbësorëve në rrugën industriale të Tetovës.
Tubimi do të bëhet tek rrethi në fund të rrugës industriale, përball Hellgës.

Reklame

Protesta organizohet pas shumë kërkesave që ranë në vesh shurdhër për ndarjen fizike të rrugës dhe ndërtimin e mbikalimeve. Kjo rrugë secilin vit shuan nga një jetë në lule te rinisë! Të mos presim edhe raste tjera me përfundim tragjik por ta ngrisim zërin dhe të kërkojmë nga organet kompetente që të marrin masa adekuate për zgjidhjen e këtij problemi.
Kërkesat tona konkrete do i shpalosim ditën e protestës.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë (duke respektuar rregullat anti-covid). Me respekt, Këshilli organizativ.