Protesta në Hasanbeg, MPB do të merr masa edhe për protestuesit që nuk e respektuan orën policore?

Advertisment

Ministria e Punëve të Brendshme është deklaruar për arrestimin e djeshëm të 3 personave në Hasanbeg të Shkupit, gjë që më pas solli edhe një protestë të qindra banorëve gjatë orës policore.

Shoqërimi në polici i këshilltarit të LSDM-së në Komunën e Gazi Babës Berat Vesel (30) dhe dy personave të tjerë V.M (19) nga Haraçina dhe S.R (21) nga Hasanbegu, siç shkruhet në komunikatën e policisë, është bërë nën “dyshimin e për kryerjen së veprës penale sipas nenit 206 të Kodit Penal të RMV-së, respektivisht mosrespektim të kufizimit për lëvizje”.

Reklame

Arrestimet janë bërë rreth orës 22, shkruajnë nga MPB, duke sqaruar se pasi personat janë shoqëruar në polici, një grup i qytetarëve kanë dalë në rrugë në shenjë proteste.

“Pas përgatitjes së dokumentacionit adekuat, personat u lëshuan nga stacioni policor, ndërsa grupi i mbledhur u shpërnda. Do të merren të gjitha masat adekuate edhe kundër personave të tjerë që nuk e respektuan kufizimin për lëvizje” shkruhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme./TV21