Protestat në SHBA, kërkohet drejtësi për vdekjen e Floyd

Në SHBA vazhdojnë protestat në kërkim të drejtësisë për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së Floyd, në duart e autoriteteve në Mineapolis ditë më parë. Qindra njerëz kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur “Nuk mund të marrë frymë”, fjalët të cilat i kishte thënë Floyd.

Reklame

Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim të premten për shkak të kërcënimeve për sigurinë. Minesota, Nju Jorku dhe Atlanta kanë nuk kanë pushuar nga protestat e dhunshme për ditë me radhë, në kërkim të drejtësisë për Floyd.

Protestuesit i kanë vendosur zjarrin një stacioni të policisë në Mineapolis dhe veturave.

Poashtu mediat e huaja raportojnë se një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë gjatë protestës në Detroit. Ka qenë një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po protestonin.