Protestë e VMRO-së për shpenzim të paligjshëm të parave evropiane për arsim

Advertisment

VMRO-DPMNE-ja opozitare sot organizoi protestë kundër, siç theksuan anëtarët e partisë, shpenzimit të paligjshëm të parave evropiane dedikuar për arsim dhe projekte arsimore.

Drejtoresha e Agjrencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidia Dimova, sipas deputetit Antonio Milloshoski, ka shpenzuar për trajnime të gomarëve, degustim të djathërave dhe për projekte të mikut të saj dhe studios së tij.

Reklame

Përgjegjësia, siç tha, nuk është vetëm tek Dimova por edhe tek ata që e vendosën në atë funksion Zoran Zaev, si dhe tek, siç tha, mikja e saj, Radmilla Shekerinska.

Milloshoski tha se lidhur me deklaratën se anëtarë të Qeverisë do t’i bëjnë thirrje të japë dorëheqje apo do ta shkarkojnë janë lojëra të vjetra të Qeverisë së LSDM-së e cila kur dëshiron të mbulojë korrupsion dhe shpenzim të paligjshëm të mjeteve e bën këtë thirrje për dorëheqje.

Nëse do të ishte qëllimi i sinqertë, sipas tij, LSDM do të duhet t’i thërrasë të japin dorëheqje edhe drejtori i shkollës në Kavadar i cili ka marrë shuma të mëdha të mjeteve rreth 200.000 euro dhe vëllai i tij-deputet i cili është deputet aktual dhe funksionar i lartë në LSDM për shkak të konfliktit të interesit.