Protestohet në Glloboçicë për mos hapjen e pikës kufitare

Advertisment

Dje pasdite është mbajtur një protestë në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut, informon portali “tetova1”.

Siç njofton policia rreth 70 persona kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mos hapjen e pikës kufitare aty që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, transmeton Klan Kosova.

Reklame

“Protesta ka përfunduar rreth orës 14:35 çdo gjë ka qenë në rregull”, thuhet në raport.
“Ditën e sotme në mënyrë krejtësisht paqësore është mbajtur protesta për hapje të kufirit pranë pikës kufitare Glloboçicë – Jazhincë.

Numër i madh i banorëve të fshatit prezantuan gjatë protestës.
Falenderojmë banorët për gatishmërinë dhe qytetarinë e treguar përgjatë protestës.
Respekte pa fund për policinë tonë, për mbështetjen dhe mirëkuptimin e ofruar gjatë gjithë kohës.

Me shpresë se revolta dhe pakënaqësia jonë e shprehur me anë të protestës të hasë në konsideratë nga organet përkatëse.
Të qëndrojmë unik e të bashkuar në interesat tona të përbashkëta, vetëm kështu do ia dalim!

Për çdo zhvillim dhe iniciativë të rradhës do ju njoftojmë me kohë
Me respekt
Banorët e fshatit Glloboçicë
7 Korrik 2020, Glloboçicë, Kaçanik”, thuhet në faqen e fshatit Glloboçic në facebook.