Pse Bill Gates voziste Mercedes dhe gjysmë ore më vonë Porsche?

Bill Gates shkonte në punë me një veturë të markës Mercedes, ndërsa gjysmë ore më vonë dilte nga objekti me një veturë tjetër, Porsche, taktikë kjo të cilën ai e përdorte gjithmonë kur u takonte me gra tjera gjatë martesës.

“Porschen e sillte asistenti i tij dhe më pas Gates ‘zhdukej’ nga zyret”, ka treguar njëri nga punëtorët e Microsoft për një medium të huaj, ku shtoi se të gjithë mendonin se këtë e bënte gjithnjë kur takohet me gra tjera.

Reklame

Ai gjithashtu shtoi se Gates shpesh shkonte në mbledhje që nuk ishin në agjendën e tij.

Gates kishte të nënshkruar kontratë me të gjithë punonjësit që të mos del asnjë gjë jashtë nga ajo që ndodh brenda apo rreth Bill Gates.

Sidoqoftë, duket se ish- gruaja e Bill Gates, Melinda, dëgjoi thashetheme në lidhje me lidhjen e tij, dhe siç thonë njerëz të afërt të çiftit, tensioni zgjati për një kohë të gjatë.

Melinda dhe Bill jetuan të ndara për vite me radhë dhe vendimi për t’u ndarë u shty derisa vajza e tyre e vogël të mbaronte shkollën e mesme.