Pse Danimarka është shteti më i suksesshëm në Evropë, në luftën kundër koronavirusit?

Një nga vendet me të suksesshme kundër koronavirusit është Danimarka, e cila nisi izolimin e menjëhershëm në 11 mars, ku futi gjithë vendin në karantinë.

Tani, një muaj më pas, pritet që Danimarka të heqë të gjitha masat shtrënguese, pasi zyrtarët lajmëruan se vetizolimi dha një rezultat të suksesshëm. Janë infektuar 2577 persona dhe gjendja e tyre është stabile, ku prej tyre mbi 1 mijë janë shëruar plotësisht, andaj llogaritet si vendi me shërimin më të lartë në raport me të prekurit, shkruajnë mediat daneze.

Danimarka ishte shteti i parë që vendosi të mbyllë kufijtë, madje ndaloi dhe fluturimet në periudhën 14 mars deri në 13 prill dhe kjo ishte rruga më e mirë për vetizolim dhe sot llogaritet vendi i vetëm që shpejt pretendon lirinë e plotë të lëvizjes.

Por, gjendja tani është stabilizuar dhe kryeministrja Mette Frederiksen u shpresh se gjasat janë të mëdha që kufizimet të hiqen, pasi ka prova që Danimarka e ka luftuar koronavirusin me sukses.

“Besoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Evropën, që në fund të prillit dhe fillimi i majit jeta të kthehet në normalitet” u shpreh Frederiksen, përcjell albinfo.ch.