Pse gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi

Advertisment

Sipas një studimi të kryer mbi 44 mijë njerëz nga autoritetet shëndetësore kineze, gratë kanë më pak gjasa të vd esin nga koronavirusi se burrat. Studimi i cili analizoi ndikimin te njerëzit e prekur nga Covid 19, zbuloi se vd esin 2.8 për qind e burrave të infektuar në krahasim me 1.7 për qind të grave.

Kur vjen puna te vd ekshmëria e sëmundjes, mosha luan një rol të rëndësishëm. Po ashtu edhe se ksi. Të dhënat dëshmojnë se 0.2 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve vdesin pre Covid 19 në krahasim me 15 për qind të 80 vjeçarëve e lart.

Reklame

Por pse?
Ekspertët besojnë se stilet e jetesës së grave mbajnë meritën. Gratë kanë më pak gjasa të marrin infeksione të kësaj natyre që besohet se vjen si pasojë e tendencës më të ulët për të pirë duhan. Në Kinë, ku u mblodhën të dhënat, kjo hipotezë ka bazament të fortë pasi atje pinë duhan 52 për qind e burrave në krahasim me 3 për qind të grave. Sipas statistikave të Tabaco Atlas për 2019 n, në Shqipëri pinë duhan 50 për qind e burrave dhe 7 për qind e grave.

Ekspertët përmendin edhe arsyet biologjike. Paul Hunter, profesor në University of East Anglia tha për BBC: “Gratë kanë sisteme imunitare krejt ndryshe nga burrat. Gratë kanë më shumë shanse të vuajnë nga sëmundjet autoimunitare dhe është vërtetuar se prodhojnë antitrupa më të mirë kundër gripit.”

Për sa i përket fëmijëve, besohet se prindërit i mbajnë të vegjlit larg të sëmurëve, aq më tepër në situata të tilla, shkruan Anabel.