Pse ky është një nga fjalimet më të veçantë në histori? (video)

Njihet si sezoni i “commencement speech” në SHBA dhe i referohet periudhës kur njerëz të famshëm mbajnë fjalime për të motivuar studentët e diplomuar. Pavarësisht fjalëve të tyre, jo të gjitha fjalimet janë njësoj.

Disa harrohen menjëherë, të tjerët mbushin titujt e gazetave. Por pak mund të arrijnë statusin që ka arritur fjalimi i Steve Jobs në Universitetin e Stanfordit në vitin 2005, që është më i suksesshmi i këtij lloji.

Reklame

Një ikonë e biznesit dhe kulturës, bashkëthemeluesi i Apple ishte një figurë publike që mbeti enigmatik; po aq tërheqës sa produktet e reja të Apple.

Pikëpamja e veçantë e Jobs, duke përdorur një sy estetik për krijimet e tij, ishte padyshim porta e suksesit të Apple: ishte teknologji e bërë e bukur. Por ashtu si Apple fshinte mënyrën se si krijoheshin produktet, ashtu edhe Jobs ishte një figurë interesante, por misterioze.

Kur ai fliste, njerëzit e dëgjonin dhe rrallëherë Jobs tregonte detaje si në rastin me të diplomuarit në Kaliforni.

Fjalimi i Jobs u përqendrua në tri histori nga jeta e tij: një, në të cilën ai tregon një anekdotë për braktisjen e kolegjit; një tjetër, në lidhje me mësimet që mori kur u pushua nga puna në Apple në vitin 1985; dhe së fundmi, reflektimet e tij mbi vd ekjen.

Nëse dy historitë e para lidheshin me rëndësinë për të besuar te vetja, e treta ishte më e thellë. Në vitin 2005, Jobs po përballej me periudhën e parë të kancerit, pas një operacioni të suksesshëm.

“Kjo ishte periudha më e afërt me të cilën kam qenë përballur me vd ekjen dhe shpresoj të jetë më e afërta për disa dekada të tjera.”

Të përshkruante vd ekjen ishte për të “me gjasë shpikja e vetme më e mirë në jetën e tij”.

“Të mbash mend se do të vd esësh është mënyra më e mirë që unë di në mënyrë që të shmang grackën e të menduarit se kam diçka për të humbur”, u tha ai të diplomuarve.

“Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbni duke jetuar jetën e dikujt tjetër … Kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato disi tashmë e dinë se çfarë dëshiron vërtet të bëhesh.”

 

Për fat të keq, Jobs nuk i pati kurrë dekadat e tjera, pasi ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2011, kur ishte 56 vjeç.

“Vd ekja e tij e forcoi fjalimin në mendjen e të gjithëve,” thotë Carmine Gallo, një trajner dhe autor i komunikimit.