Pse Merkeli s’shihet me maskë në fytyrë? Përgjigjja epike e kancelares

Advertisment

Angela Merkeli është zënë ngusht për një moment nga pyetja e një gazetari.

Në një konferencë shtypi, një gazetar gjerman e ka pyetur kancelaren se pse asnjëherë nuk shihet me maskë në publik, ani pse u bën thirrje qytetarëve për t’i vënë ato.

Reklame

“Nëse i ndjek rregullat e mbajtjes së distancës, maska nuk është aq e nevojshme. Kur shkoj për pazar, unë gjithmonë vë maskën. Por, kur unë kam maskën në fytyrë, ju nuk mund të më njihni mua”, është përgjigjur Merkel./Indeksonline/