Pse mungoi Rafis Aliti në kuvendin zgjedhor në Saraj, a kanë filluar përçarjet në BDI ?!

66

BDI ka mbajtur kuvendin zgjedhor në komunën Saraj, ku për kryetar është zgjedhur Isni Jakupi. Në këtë Kuvend nuk ka qenë prezent ish deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Haliti, një nga figurat më të njohura të kësaj partie në Saraj. Burime partiake kanë thënë për Gazetën Lajm se mungesa e Halitit është argument që dega e BDI-së në Saraj përballet me përçarje dhe se BDI po pastron radhët “nga ata pak kuadro të dalura prej UÇK-së”.

As BDI e as Haliti ende nuk janë prononcuar lidhur me këto informacione, kurse në Kuvend kanë munguar edhe disa figura deri dje mjaft të njohura të BDI-së në Saraj.

Ndryshe kuvendi zgjedhor i degës së BDI-së në komunën e Sarajit me shumicë votash zgjodhi Isni Jakupin për kryetar të saj.

Isni Jakupi u zgjodh në krye të kësaj dege në kuadër të ndryshimeve dhe emërimeve të reja që po bëhen në zgjedhjet partiake brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, proces ky që do të rrumbullakësohet me kongresin partiak që pritet të mbahet pas zgjedhjeve nëpër nëndegë dhe degë të partisë.

Ndryshe, në Kuvendin zgjedhor të Degës së BDI-së në Saraj morën pjesë kryetari I komunës, Blerim Bexheti, Izet Mexhiti e Artan Grubi, si dhe nënkryetari i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.