Pse në ko nfliktin Turqi Greqi, SHBA preferon Turqinë

58

Thanasis Tsekouras

Analizat e politikës së brendshme greke, rreth takimit Trump Mitsotakis nuk janë me një interes të veçantë.
Përkundrazi, ato kanë shume kontradikta.

Shikoni vlerësimin e njërës anë te politikës greke: një fiasko, një goditje, një buqete lulesh nga Trump per Mitsotakis.

Sikur ky takim të ishte gjëja më e thjeshtë në botë për Mitsotakis, te detyronte SHBA të diskutojnë avantazhet dhe disavantazhet e Mesdheut Lindor, në një kohë që superfuqia është në prag të lu ftës me Iranin. Ky diskutim është interesant, por është i përshtatshëm vetëm për fëmijët e fillores.

Por, as pala tjetër nuk e ekzagjeron: vizita ishte e suksesshme, Mitsotakis i shtroi te gjitha problemet para Trump dhe deklaroi “ne morëm atë që mundëm”.
Pyetja është: çfare kemi marre saktësisht? Asnjë fjalë, një indiference dhe një formulim te paqartë qe doli nga “superfuqia”.

Nëse duam te fitojmë diçka në të ardhmen, nga vizita e Mitsotakis në SHBA, atëherë kjo do të kërkoje një ushtrim të sinqertë dhe këmbëngulës të realizmit. Nga takimi Mitsotakis Trump, ne nuk morëm asgjë dhe as nuk mund të merrnim gjë.
Sepse Greqia ka rënë shumë poshtë në shkallën e hierarkive të strategjisë ndërkombëtare të SHBA. Për dallim nga fqinji i paparashikueshëm, i cili ka përmirësuar në mënyrë dramatike praninë e tij ndërkombëtare.