Pse në Maqedoni po rritet numri i rasteve me Covid19?

Advertisment

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq ka theksuar për emisionin “Top Tema” në Telma se mosrespektimi i masave parandaluese për mbrojtje nga Kovid-19 si dhe sjellja e tyre e shlirë ka ndikuar në rritjen e rasteve me Kovid-19.

Sipas saj, arsyet e rritjes së numrit të të vd ekurve nga koronavirusi është kompleks dhe i shumëllojshëm, dhe se për të pasur një pasqyrë të qartë është e nevojshme një analizë thelbësore në kushte normale, por që tani është e pamundur në këtë periudhë pandemie.

Reklame

“Nga njerëzit që po humbasin betejën me Kovid-19, 72 për qind janë me probleme si tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e sheqerit, zemrës, hematologjike”, theksoi drejtoresha e Klinikës Infektive, duke shtuar se të gjithë këta pacientë po sillen me vonesë në spital. Siç tha ajo, mbi 50 për qind e pacientëve shkojnë në mjek së paku 7 deri 10 ditë nga fillimi i sëmundjes, kur kanë probleme dhe simptoma të rënda.

Sipas saj, për momentin në këtë klinikë janë hospitalizuar 95 veta, që është një shifër maksimale për kapacitetet që ka ky institucion shëndetësor.

“Ditëve të fundit po pranohen nga 13 deri 14 pacientë, por njëkohësisht po dalin pacientë të shëruar. Ne nuk mund të parashikojmë se si do të jetë kapaciteti i klinikës për një periudhë afatshkurtër, andaj patjetër është vënë në funksion spital mobil, që është i kompletuar dhe i përgatitur për pranimin e pacientëve”, theksoi Stevanoviq. (INA)