Advertisment# #

Sot i gjithë “Instagrami” ishte në zi për shkak të një nisme të ndërmarrë nga personazhe të njohur për vdekjen e afro-amerikanit, George Floyd. Ata të gjithë publikuan nga një foto të zezë në profilet e tyre për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Floyd dhe për t’i thënë stop racizmit.

Kësaj nisme iu bashkuan edhe personazhet e njohur shqiptarë, të cilët publikuan foto me sfond të zi shoqëruar me hashtag “drejtësi për George Floyd”, “jetët e zeza kanë rëndësi”. Por siç duket jo të gjithë personazhet e njohur e kanë pritur mirë këtë reagim dhe një ndër to që ka reaguar ishte edhe Enca.

Këngëtarja është shprehur se do të ishte shumë mirë që personazhet shqiptarë të reagonin në të njëjtën mënyrë për romët që jetojnë në Shqipëri, apo për vajzat me të cilat abuzohet seksualisht. Enca thotë se edhe ajo u prek nga ngjarja në Amerikë, por do të ishte më mirë që të flitej më shumë për ato që prekin vendin tonë.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më ‘trendy’.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi…

Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë”, ka shkruar këngëtarja.

#