Pse nuk ishin Rexhepi dhe Sadiki në mbledhje të AAA-së? Përgjigjet Murtezani

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani i pyetur nga gazetarët se pse dy deputetë, Skender Rexhepi – Zejdi dhe Safije Sadiki nuk ishin në mbledhje e sotme të partisë, ai u përgjigj:

“Deputeti Rexhepi dhe deputetja Sadiki janë në udhëtim jashtë vendit, si pjesë e delegacionit parlamentar”.

Reklame

Kujtojmë se në këtë mbledhje u shqyrtuar oferta e kryeministrit Zoran Zaev që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë. Është vendosur që Afrim Gashi të jetë personi i autorizuar që do të udhëheqë negociatat me Zaevin për t’u bërë pjesë e Qeverisë.