Pse po largohet Britania nga Bashkimi Europian

Advertisment

Ramadan Idrizi
Britania një shtet i fuqishëm ekonomik po largohet nga EU,jo pse ajo dëshiron, por e humbi fuqinë që ajo donte të ketë gjithmonë.
Britania e lordëve dhe aristokracisë botërore smund ta duroj presionin e vendeve të vogla pa ekonomi dhe demokraci të mirëfillt të ndikoj në vendimet a saj( komenveltit).

Britania e cila para shumë vitesh kishte pas jo ma pak se 30 për qind të Botës koloni sot ballafaqohet me atë që shtetet pa një strukturë të duhur shtetërore ti mohoj iniciativat e sajë.
Britania këtë e sheh si një nënçmim dhe rënim të dinjitetit të saj.

Reklame

Ndoshta kjo do ketë pasoja në ekonominë e Britanisë, por ajo me këtë veprim mbron dinjitetin e kombit të vetë dhe politikën e jashtme autoktone angleze e cila humbi në Bashkimin Europjan ku idetë dhe inicijativat e tyre bllokoheshin nga shtetet e Europës lindore të cilat ende nuk kanë një qëndrushmëri ekonomike të pamvarur, por direkte mvaren nga Buxheti Europjan.
Në vendim marje të barabartë që rezon çdo iniciativë të tyre. Britania humbi adrenalinën për një politik Globale Autoktone të saj dhe ky veprim u prit nga ana e Britanikëve.

Bashkimi Europjan duhet të revidoj mënyrën e funkcionimit të saj, të drejtat e vendim marjes të jenë të klasifikura sipas peshës ekonomike dhe disa shtete siç ja Gjermania Franca dhe Italia të kenë prioritet në vendim marje.

Në të kundertën EU do jetë një klub i shteteve të vogla dhe pa ekonomi të qëndrueshme pa një zhvillim i cili do ndjek trendin e ri të zhvillimit Botëror

Britania nuk ka gabuar por ajo kthen dinjitetin dhe krenarinë e vendit të vet.Gjithashtu bëhet një lojtar i denjë në Botë në Politikat Ekonomike Sociale dhe Ushtarake pa të cilën zorë se mundet diçka të bëhet.