Pse refugjatët musliman zgjedhin Evropën para shteteve të pasura muslimane

Derisa vendet evropiane thuajse nuk marrin asnjë masë për të pranuar migratët që ikin nga zonat e krizës, Arabia Saudite ka ndërtuar 100 000 shator të klimatizuar. Të njëjtit kanë kapacitet për të pranuar tre milionë njerëz, dhe mund të llogariten si shtëpi të përkohëshme.

Për të qenë edhe më interesante, shatorët janë ndëruar në vitet e 90 dhe ende janë të shprazura, pasi vendi nuk ka pranuar asnjë refugjat, raporton Tetova1. Sipas informacioneve me të cilat ka dalë ëashingtoni, përpos Arabisë Saudite, as Katari dhe Kuvajti nuk kanë pranuar asnjë migrant.

Reklame

Edhepse Arabia Saudite është treguar dorështrënguar për të pranuar migrant, ajo ka thënë se do të ndërtoj rreth 200 xhami për gjysëm milion migrantët që pritet të vërshojnë shtetin gjerman.

Sipas disa opinionistëve, arsyeja pse refugjatët zgjedhin Evropën para vendeve të pasura muslimane është demokracia, ndërsa disa të tjerë e llogaritin si invazion i muslimanve në Evropën me të cilën nuk ndajnë as kulturën, fenë dhe traditën e njëjtë. /Tetova1/