Pse se mbajti premtimin ministri Bekteshi (VIDEO)

Advertisment

Sezoni dimëror ka filluar ndërsa premtimi i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për lëshimin e gjashtëulëses në Kodrën e Diellit mbeti në sirtarët e administratës. Bekteshi sot nuk dha datë se kur do të ndërtohet gjashtëulësja në Kodrën e Diellit por tha se është takuar me drejtorin e inspektoratit teknik.

“Pikërisht sot në mëngjes u takova me drejtorin e inspektoratit teknik. Sa i përket ingerencave të Ministrisë së Ekonomisë, çertifikata për siguri, sa i përket sigurisë teknike por edhe sigurisë së qytetarëve të cilat do të shfrytëzojnë këtë skilift, veçmë është dërguar tek centralet e Maqedonisë. Sa i përket ditës se kur do të lëshohet në përdorim duhet të drejtoheni në centralet e Maqedonisë”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Reklame

E nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut thonë se të gjitha aktivitetet në lidhje me ndërtimin e gjashtëulëses në periudhën e kaluar kanë qenë kryesisht dhe akoma janë të një natyre administrative. Pritet plotësimi i dokumentacionit të kërkuar për të aplikuar dhe për të marrë një licencë nga ministria kompetente. “Nëse të gjitha procedurat e papërfunduara (Leja e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve) përfundojnë në gjysmën e dytë të janarit 2020, ne presim që të fillojë përdorimi komercial i teleferikut me gjashtë ulëse në qendrën për skijim Kodra e Diellit”, thonë nga EMV. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se deri të merkurën kanë afat për të marrë vendim se a është i gjithë dokumentacioni i kompletuar. Për shqyrtimin e dokumentacionit është angazhuar komision i veçantë i cili do të marrë vendim deri pasnesër.

Të gjithë dashamirët e skijimit duhet të presin ende për tu kënaqur në bukuritë e rrall të Malit Sharr.