Pse Serbia arriti të marrë e para vaksinën Pfizer?

Serbia ia ka dalë që të jetë vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që të “çajë rrethimin” e BE-së, duke marrë 5 mijë dozat e parë të vaksinës Pfizer anti-Covid, ndërkohë që pret të marrë një sasi masive të vaksinës ruse dhe asaj kineze në ditët e ardhshme.

Siç bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Serbisë, më 4 janar pritet që të mbërrijnë në vend 60,000 dozat e Pfizerit.

Reklame

Ndërkaq, epidemiologu më i famshmëm në Ballkan, serbi Predrag Kon që drejton Komitetin e Ekspertëve tha se Serbia pret 340 mijë doza vaksinash anti Covid nga Rusia dhe Kina.

Serbia ishte vendi i dytë pas Zvicrës që mori dozat e para të vaksinës Pfizer dhe BioN Tech, por arsyet janë mjaft misterioze. Portali i njohur Politico, thekson se qeveria serbe ka qenë mjaft e zonja për të mbushur mendjen e kompanisë gjermane që të çojë në Beograd dozat inagurale.

E këtu dyshimi rritet me logjikën se si ka mundësi që BE furnizon së pari një vend ballkanik, i cili ka pranuar edhe vaksinën ruse dhe atë kineze që nuk janë certefikuar nga Agjencia Europiane e barnave./Gazeta Shqip