Pse SHBA duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore?

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në shkurt, duke biseduar me Roger Cohen të New York Times i thashë se “E kam të vështirë të besoj se ndonjë lider botëror, përfshirë Putinin, do të mendonte seriozisht përdorimin e armëve bërthamore, për arsyen e thjeshtë që ata ishin të vetëdijshëm për pasojat.

Reklame

Unë ende mendoj se shanset për një sulm bërthamor janë të ulëta. Administrata e Biden ka qenë disi e vetëdijshme për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit, që është një nga arsyet që presidenti amerikan tha se nuk do të dërgonte trupa për të luftuar në Ukrainë.

Supozimi pas kësaj politike është se rreziqet përshkallëzuese do të minimizohen për sa kohë që amerikanët nuk ndërhyjnë. Presidenti Joe Biden shpreson se ky është rasti, dhe ekspertët ushtarakë si Lawrence Freedman janë gjithashtu dakord.

Ekziston një bazë e qëndrueshme për këtë supozim. Shmangia e një konflikti të drejtpërdrejtë midis forcave amerikane dhe sovjetike ishte një rregull kyç i pashkruar i Luftës së Ftohtë.

Për arsye të ngjashme, vendimi i SHBA-së për të mos ndërhyrë në luftë është vendimi i duhur.

Fatkeqësisht, kjo politikë nuk është një pengesë absolute për përshkallëzimin e luftës. Historikisht, situata mes shteteve përshkallëzohet jo për shkak se më kë përballen në fushën e betejës, por sepse nuk arrijnë të përmbushin qëllimet e luftës dhe madje mund të përballen me mundësinë e një disfate të madhe.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, për shembull, ngërçi në Frontin Perëndimor bëri që të dyja palët të zgjeronin luftën: gjermanët filluan një luftë të pakufizuar të nëndetësëve, britanikët u përpoqën të dobësonin Perandorinë Osmane duke nxitur një revoltë arabe dhe duke sulmuar Galipolin, dhe të dyja palët përdorën gaz dhe synuan civilët.

Gjatë Luftës së Vietnamit, paaftësia e Amerikës për të fituar e bëri atë të niste një fushatë masive bombardimi kundër Vietnamit të Veriut (i njohur si Operacioni Rolling Thunder), të përdorte armë kimike, duke përfshirë Agjentin Orange defoliant, dhe të pushtonte Kamboxhinë në vitin 1970.

Shkurtimisht, kur një vend po humbet, ka të ngjarë të marrë në konsideratë opsionet e tjera. Për më tepër, mungesa e trupave amerikane në Ukrainë mund ta bëjë situatën më tërheqëse për liderët rusë.

Për të qenë i qartë: nuk e kam idenë nëse dikush në Kremlin po mendon seriozisht përdorimin e armëve bërthamore. Mendimi im është se qëndrimi aktual i Amerikës nuk eliminon të gjitha stimujt për të përshkallëzuar luftën dhe mund të bëjë që përdorimi i armëve bërthamore të duket më pak i rrezikshëm, raporton abcnews.al.

Unë jam gjithashtu i shqetësuar sepse Putini ka lëshuar paralajmërimeve të tilla edhe dikur dhe më pas i ka zbatuar. Në vitin 2008, Rusia e bëri të qartë se ishte e vendosur kundër anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO dhe se do të bënte gjithçka për të parandaluar që secili shtet të anëtarësohej.

Lufta në Gjeorgji shpërtheu menjëherë pas kësaj. Në vitin 2014, Moska pushtoi Krimenë dhe mbështeti një kryengritje separatiste në Donbas. Dhe më pas, në vitin 2021, shqetësimet rreth përpjekjeve perëndimore për të armatosur Ukrainën dhe bashkëpunimi në rritje i sigurisë midis Uashingtonit dhe Kievit e “detyruan” Putinin të vendoste një ushtri të madhe në kufi dhe të kërcënonte se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse nuk do të merreshin parasysh deklaratat e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO refuzuan të rishqyrtojnë edhe një herë mundësinë që Ukraina të ishte pjesë e aleancës dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas.

 

Në vend që t’i hedhë poshtë paralajmërimet ruse, ndoshta Uashingtoni duhet t’i marrë ato seriozisht.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është i paligjshëm, imoral dhe i pajustifikueshëm, por nuk ishte diçka që Putini e nisi me dëshirë. Fakti që fushata ushtarake nuk ka shkuar siç ai priste, nuk do të thotë se e bëri atë për arsye të parëndësishme.

Përkundrazi: Siç e kanë bërë të qartë fjalimet e shumta të Putinit, ai dhe bashkëpunëtorët e tij e panë devijimin e Ukrainës, si një kërcënim ekzistencial. Dështimi për të marrë Kievin i ka zhvendosur synimet e luftës ruse në lindje (dhe ndoshta ka reduktuar ambiciet e përgjithshme të Moskës), por shtrirja e ardhshme gjeopolitike e Ukrainës ishte shkaku kryesor.

Ndërkohë, suksesi i Ukrainës në fushën e betejës ka bërë që Kievi dhe Uashingtoni të zgjerojnë qëllimet e tyre të luftës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka deklaruar se dëshiron të ” shohë Rusinë të dobësuar ” dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainën “derisa të fitojë”.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë NATO-ja duhet të dyfishojë forcat. Administrata Biden vazhdon të dërgojë armë në Ukrainë dhe i ka ofruar shërbimin e inteligjencës amerikane, të cilën Ukraina po e përdor për të shënjestruar gjeneralët rusë, ndër të tjera.

Nuk është për t’u habitur që objektivat e Ukrainës duket se po rriten gjithashtu, duke përfshirë shpresat për të rimarrë në kontroll territoret që ka humbur që nga viti 2014. Fatkeqësisht, përpjekja për t’i shkaktuar një disfatë vendimtare Rusisë po krijon pikërisht rrethanat që do të inkurajonin një lider racional të mendonte për opsione të tjera, si për shembull sulmin me armë bërthamore, raporton abcnews.al.

Qëllimi i një veprimi të tillë do të ishte ajo që teoricieni i ndjerë Thomas Schelling e quajti “konkurrencë në marrjen e rrezikut”: njëra palë ndërmerr një veprim të rrezikshëm për të demonstruar se sa kujdeset për çështjen në fjalë dhe për të bindur kundërshtarin të tërhiqet.

Putin nuk do të urdhërojë një sulm bërthamor në shkallë të gjerë, sepse do të ishte vetëvrasës, por një sulm demonstrues kundër një kundërshtari që nuk ka armë bërthamore. Për të qenë të sigurt, përdorimi i qoftë edhe një arme të vetme bërthamore mund të jetë po aq i dëmshëm për Rusinë sa ka qenë pushtimi i saj.

Diçka e tillë do të tregonte që Rusia mbeti një shtet i pabesë për shumë vite. Ajo gjithashtu mund të nxisë mbështetje shtesë për Ukrainën dhe të bindë Kinën të distancohet nga Rusia. Por po aq lehtë mund të frikësojë një sërë qeverish perëndimore dhe të katalizojë përfundimin e shpejtë të konfliktit.

Prandaj, Uashingtoni ka çdo arsye për të shmangur këtë skenar të rrezikshëm. Siç e bëri të qartë eksperti i sigurisë Sam Roggeveen: “Nëse Rusia po shkon drejt kolapsit ekonomik dhe ushtarak, udhëheqësit perëndimorë duhet të mendojnë se si të reduktojnë presionin”.

Dhe ata mund ta bëjnë këtë, sepse lufta në fakt ka qenë një katastrofë për Rusinë dhe do të përshpejtojë rënien e saj, pavarësisht se çfarë hapash Perëndimi do të ndërmarrë tani. Lufta në Ukrainë është një tragjedi, mbi të gjitha për qytetarët e Ukrainës. Do të jetë edhe më tragjike nëse Rusia përpiqet të shpëtojë pasuritë e saj.

Unë mendoj se ka më shumë gjasa që Putini të shpallë fitoren dhe të përpiqet të de-përshkallëzojë konfliktin. Siç e kam vënë në dukje edhe më parë, përfundimi i kësaj lufte kërkon që të gjitha palët të ulin pritshmëritë e tyre, dhe kjo përfshin Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al