Pse shqiptarët preken kaq shumë nga tensioni i lartë

59

Sëmundja prej të cilës vuajnë më shumë shqiptarët është Hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

#

Të Dhënat Alarmante dhe Faktorët

Referuar të njëjtave të dhënave,u mësua se në listën e barnave të rimbursueshme, hipertensioni është sëmundja që rimbursohet më shumë për shqiptarët. Konkretisht, janë rreth 250 mijë pacientë që rimbursohen për barnat që marrin për tensionin e lartë, e më pas vjen sëmundja e diabetit me rreth 70 mijë persona që rezultojnë në listën e barnave të rimbursueshme për diabetin. Por të dhëna të tjera, të siguruar nga OWD (Our World In Data), Institutit Kërkimor dhe Studimor mbi Të Dhënat Globale tregojnë shifra edhe më alarmante mbi të prekurit nga hipertensioni në Shqipëri. Sipas raportit të OWD rezulton se, probabiliteti i ndarjes nga jeta e një shqiptari nga sëmundjet kardiovaskulare është dyfish më i lartë se mesatarja botërore e vdekjeve. Konkretisht, raporti thekson se për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58, pra më shumë se gjysma shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare. Të dhënat bëhen edhe më të frikshme kur nga studimi i parë demografik shëndetësor i kryer nga ISHP-ja evidentohet se 90% e meshkujve shqiptarë vuajnë nga hipertensioni pa e ditur. Kjo e fundit lidhet me mungesën e kujdesit shëndetësor dhe kontrolleve tek mjeku. Katër janë faktorët kryesorë që shkaktojnë hipertension, faktori gjenetik, ku kjo sëmundje mund të jetë e trashëgueshme, stresi dhe mbipesha, faktor që çojnë në probleme me zemrën dhe nxisin rritjen e nivelit të tensionit në gjak, si dhe mënyra e keqe e të ushqyerit, kjo është bazike për nivelin e tensionit në gjak.

Ushqimet Që E Rrisin Më Tepër – Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin. Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.