Pse shqiptarët rrinë në Internet

Në Shqipëri 68 për qind e individëve të moshës 16 deri ne 74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit.

Në Bashkim Evropian sipas Eurostat përdorimi i internetit nga e njëjta grup moshë përllogaritet të jetë 87 për qind, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sipas të dhënave të INSTAT, aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët përmes internetit në “tre muajt e fundit” që janë pyetur janë kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet me 50 për qind, marrja ose dërgimi i e maileve 32 për qind dhe shikimi i filmave 38 për qind.

Në ndryshim, pjesa më e madhe e evropianëve (75 për qind) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar emaile, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e evropianëve kanë deklaruar se e përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare dhe rrjetet sociale etj.

Rekordi i përdorimit te internetit ne BE i takon Islandës ku thuajse 100 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer anketimi.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka apo Norvegjia dhe Suedia me 98 për qind. Kurse përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Evropës Lindore, ku rekordi është regjistruar në Bullgari me 68 për qind. Më pas renditet Shqipëria me një përdorim prej 68 për qind./tch