Pse s’po matesh, dil matu , shprehja e famshme e Kurtit me të cilën sfidohet të hënën (Video)

Advertisment

Pse s’po matesh, dil matu’, ishte shprehja e famshme e Albin Kurtit me të cilën ju drejtua para dy viteve kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, ku atë kohë mbahej seanca konstituive pas përfundimit të zgjedhjeve të 2017, shkruan Gazeta Metro.

Kurti atë kohë kishte pasur një debat të ashpër me Kadri Veselin, ku i kërkonte të dilte dhe të matej para deputetëve që të zgjidhej kryetar Kuvendi.

Reklame

Por, vetëm pas dy vite, Kurti gjendet në të njëjtën situatë dhe me më shumë probleme, pasi partia e tij nuk ka arritur akoma të bën ndonjë marrëveshje për koalicion me ndonjë parti politike.

Ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me të cilën Kurti po kërkon marrëveshje koalicioni për formimin e qeverisë së re që do të udhëhiqet nga ai, por ndarja e pushtetit dhe pozitave të larta ka bërë që ata të mos merren vesh akoma. Ani pse Kurti nuk ka realizuar ndonjë marrëveshje koalicioni me LDK’në apo ndonjë parti tjetër, ai ka caktuar që me 3 shkurt të votohet për formimin e qeverisë së re, ku mandatar nga presidenti Thaçi është caktuar pikërisht ai.

Më poshtë keni pamjen e vitit 2017 të replikës mes Kurtit dhe Veselit.