Pse te ne në Maqedoni asgjë nuk është normale

Advertisment

Ejup Berisha

Qeveri teknike Shtet teknik ateher edhe qytetarët duhet te jene teknik sepse ketu te ne ne RVM asgje nuk eshte normale dhe afatgjate por eshte e jashtzakonshme dhe afatshkurte. Ka nje kohe bukur te gjate qe te ne Qeverite jane jetshkurte per shkak te kalkulimeve politike te ndonje individi qe e mban postin e shefit te Qeverise I cili njihet si Kryeminister apo dhe per shkak te ndonje situate te pavolitshme politike e cila paraqitet ne shtet sic ishte rasti I mosmarjes se dates per fillimin e bisedimeve te vendit tone per antarsim ne BE para me shume se tre muajve.

Reklame

Un ne nje shkrim te meparshem timin para disa vitesh pata shkruar Mos u quditni nese tani e tutje kemi cdo dy vite zgjedhje dhe quditeeisht nje gje e tille u be realitet ketu te ne ne RMV. Duke filluar nga viti 2006, cdo perberje Qeveritare ka pasur jete te Shkurter ne kohezgjatje prej dy vitesh jo te plota. Kjo situate apo ky realitet e ka pamundesuar funkcionimin normal te Qeverise por edhe te shtetit sepse udheheqesit e saj perher jane perqendruar ne fushata apo ne zgjedhje te shpeshta e jo ne kryerje te puneve primare apo te domosdoshme shteterore.

Kjo ka ndikuar qe te anashkalohen reformat e domosdoshme dhe poashtu ka ndikuar ne marrjn e datave te caktuar per fillimin e bisedimeve per antarsimin e vendit tone me BE dhe ne NATO. Sic permende me larte Kryeministra te caktuar duke e pa se kane rejting te larte nuk jane hamendur te shpallin dhe te mbajne zgjedhje te shpeshta.