PSZH bën “shoping” tek Real Madridi me 220 mln euro

18

Skuadra e Paris Sen Zhermenit, është gati të ndërhyjë fuqishëm në merkato.

Al-Khelaifi, sheiki arab, pronar i klubit parizien, është gati të hapë thesin, për tre futbollistët në kampin e Real Madridit.

Drejtuesi i skuadrës franceze pretendon që të sjell Geret Bejllin, Iskon dhe Toni Krosin në një operacion që do të kushtojë rreth 220 mln euro.

Për Bejllin duhet të ndahen 70 mln euro, aq sa vlerësohet kartoni i tij, 70 mln për Iskon dhe 80 për gjermanin Toni Kros.

Për të bërë këtë lëvizje në merkato, PSZH do të largojë Edison Kavanin dhe Julian Draksleri, e gjithë me një qëllim të qartë – titulli në Ligën e Kampionëve.