Publikohen VIDEOT e para nga tërmeti i fuqishëm që g odit Turqinë (VIDEO)

Advertisment

Njerëz nëpër rrugë që bërtasin, makina të dëmtuara, kaos. Kjo është situata në qytetin e Elazig në Turqi që ishte epiqendra e një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë lindore mbrëmjen e sotme. Në rrjete sociale janë publikuar videot e para ku duket paniku i madh që ka kapluar banorët.

“Tërmeti ishte shumë i fortë. Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan dikush në Twitter, teksa poston një video brenda një shtëpie si lëkundet nga tërmeti.

Reklame

Dikush tjetër lutet teksa lëkundjet vazhdojnë.