Publikohet mënyra e pagesës së pensioneve ne Maqedoninë e Veriut

Advertisment

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju bën apel pensionistëve të respektojnë rregullat e pagesës së pensioneve në banka dhe se vetëm me sjellje të përgjegjshme mund ta mbrojmë shëndetin personat dhe publik.

MPPS rikujton se nga dita e hënë fillon të bëhet pagesa e pensioneve sipas lartësisë së pensionit edhe atë:

Reklame

– për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa bëhet ditën e hënë 27 prill;
– për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa bëhet ditën e martë më 28 prill;
– për pensioent prej 14.001-18.000 denarë, pagesë bëhet të mërkurën më 29 prill dhe
– për pensionet më të larta se 18.001 denarë, pagesa bëhet të enjtën më 30 prill.

Nga MPPS sqarojnë se pagesa e tillë e pensioneve që të mos ketë ngarkim dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të coronavirusit.

Nga MPPS gjithashtu sqarojnë se pensionistët që kanë kartelë mund t’i marrin paratë edhe nëpër bankomatet./Telegrafi/