Publikohet sondazhi i ri: Ja kush kryeson garën…

Advertisment

Pasi formalisht e fitoi nominimin e Partisë Demokratike për të garuar për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden raportohet se ka përkrahje më të madhe të popullit amerikan sesa kreu i tanishëm i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, sipas rezultateve të një sondazhi.

Në bazë të rezultateve të sondazhit IBD-TIPP, Joe Biden përkrahet nga 45 për qind e amerikanëve, ndërsa Donald Trump nga 42 për qind e tyre, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Reklame

Nga sondazhi i qershorit duket se epërsia e presidentit të tanishëm që e kishte nga votuesit e regjistruar në kulmin e pandemisë ka filluar të dobësohet.

Në maj, 41 për qind e amerikanëve pajtoheshin me veprimet e presidentit Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë, por në qershor kjo përkrahje ra në 38 për qind dhe 46 për qind ishin kundër.E vetmja fushë ku presidenti Trump ende ka përkrahje është ekonomia. Në qershor, 46 për qind e pjesëmarrësve në sondazh e përkrahën punën e tij në këtë fushë dhe vetëm 37 për qind e kundërshtuan.

Megjithatë, në krahasim me rezultatet e majit, përkrahja në këtë aspekt ra për katër për qind dhe pakënaqësia u rrit për 9 për qind.