Punëtorët e N.K.-Tetovë rikthehen në punë (VIDEO)

Advertisment

Një ditë pas protestës, punonjësit e ndërmarrjes komunale në Tetovë janë rikthyer në punë. Drejtori i Ndërmarrjes thotë se ka arritur marrëveshje me punonjësit, dhe ajo përmban 3 pika.

Pagesa e kontributeve që nuk ishte bërë për 8 muaj me radhë, do të shlyhet brenda 3 muajve, ndërsa ndërmarrja do t’i kompensojë shpenzimet e punëtorëve për trajtimet në spital dhe ilaçet. Nga ana tjetër, drejtori Ceka tha se nga e hëna do të fillojnë ti padisin banorët të cilët me muaj të tërë nuk kanë paguar obligimet ndaj Ndërmarrjes publike.

Reklame