Punimet për sanimin e rrezikut drejtë rrugës së Banjës do të vazhdojnë deri në menjanim të plotë

Advertisment
HTML Image as link

Informojmë qytetarët se shembja e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës është si pasojë e aktiviteteve të planifikuara punuese që kanë të bëjnë me rekonstruimin e pjertësive në disa pika kritike ku kemi rëshqitje të dheut.

Për këtë qëllim komuna e Tetovës tanimë 2 javë ka angazhuar maqineri dhe ekipe punuese të cilat për më shumë se dy javë janë duke punuar për menjanimin e pjertësive në pjesën sipër rrugës së Banjës, me qëllim zgjidhjen afatgjate të këtij problemi. Aktivitetet punuese do të zgjatin edhe ditët në vazhdim deri në menjanimin e plotë të rrezikut potencial për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë rekreative të qytetit!