Punonte pas kohës së lejuar, arrestohet pronari i një lokali në Gostivar

Advertisment

Dje (16 nëntor) rreth orës 22 e 50 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar personin R.B. (46) nga Gostivari, pronar i një objekti hotelierik të vendosur në afërsi të magjistrales Gostivar-Tetovë, për arsye se lokali i tij ka qenë duke punuar pas kohës së lejuar dhe brenda ka pasur 12 persona, gjegjësisht mysafirë.

“I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet edhe parashtresë adekuate, ndërsa objekti i tij hotelerik është mbyllur dhe vulosur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, njoftuan nga Policia. FLAKA