Pushime në Turqi pavarësisht koronavirusit? Ja kur lejohen fluturimet

Advertisment

Turqia sapo ka arritur një sukses të vogël në luftën kundër pandemisë. Ankaraja do sa më shpejt të hapë sezonin turistik.

Me vendosjen e standardeve të larta të sigurisë synohet të joshen turistët, thote DW. Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi. Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj.

Reklame

Por pandemia e koronavirusite ka paralizuar tani këtë sektor. Qe pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK). Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind. Ndërkohë që dega e turizmit është për Ankaranë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave – pikërisht tani edhe në sfondin e krizës ekonomike që nga vera e vitit 2018.

Për këtë arsye qeveria turke e ka tani me ngut: Ankara do që sa më shpejt të jetë e mundur të shfuqizojë kufizimet për udhëtime, në mënyrë që sezoni turisitik 2020 të nisë me përpikmëri për të pritur turistët në plazhet turke. Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare.

Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll krizën. Në luftë kundër virusit Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj dhe kuota e vdekjeve nga virusi është relativisht e ulët krahasuar në nivel ndërkombëtar.