Pushteti i Edi Ramës i ndal rrymën Noizyt në koncert

Është mbajtur mbrëmjen e kësaj të diele koncerti “The Alpha Shoë” i reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Ajo që raportojnë mediat është se në një moment është shkëputur energjia elektrike.

Pas kësaj turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: “Rama ik!”.

Situata duket se është zgjidhur shpejt.

Në këtë koncert “Noizy” kishte ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj.

Organizatorët pretendojnë se ky është koncerti më i madh hip hop i mbajtur ndonjëherë në vend.

Në koncert do të këndojë dhe “Stresi” pas rikthimit të miqësisë mes tyre.