Puthja 900-euroshe: Përveç mërgimtarit policia e dënoi edhe të dashurën e tij

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme i kanë shqiptuar një gjobë një mërgimtari në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.

Rasti ka ndodhur më 01 gusht afër një klubi nate në kryeqytet.

Reklame

Për aktin e tij puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gjobitur me 450 euro.

Në emisionin Alarm në ATV avokati Edis Kruja tregon se çifti është gjobitur me një shumë të madhe parash në vlerë 900 euro ku janë dënuar që të dy nga 450 euro, Kruja këtë rast çka e cilëson të jetë rast paprecedent.

“Kjo i jep një mesazh të keq qytetareve, që puthja me të dashurën është vepër kundërvajtësve. Ky rast është precedent, nuk po mundem me besu se çka ka shqiptuar polici zyrtar,” – u shpreh ai.

Avokati, Kruja tutje tregon se gjobë nga ana e Policisë së Kosovës është shqiptuar edhe për bashkëshorten e mërgimtarit me po të njëjtën vlerë, pra 450 euro.

Kruja u shprehe se se kjo tregon një urrejtje për qytetarët. ATV

“Gjobat kanë qenë të ashpra, tregojnë urrejtje ndaj qytetarëve të cilët kanë nënshtetësi suedeze, sanksioni që u është shqiptuar, është shumë i rëndë,” shtoi Kruja.