Putin: Ka kaluar koha kur SHBA-të dhe Rusia vendosnin për gjithçka

Advertisment

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ka kaluar koha kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vendosnin për gjithçka.

Ai shprehu gatishmërinë për të diskutuar problemet globale me vendet e tjera, nëse paraqitet nevoja, shkruan Reuters.
Putini vuri në dukje se Kina dhe Gjermania po lëvizin drejt statusit të superfuqive për sa i përket ndikimit të tyre politik dhe ekonomik.

Reklame

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, që pritet të mbahen me 3 nëntor, Putini tha se shpreson që adiministrata e re të jetë e gatshme për dialog mbi sigurinë dhe kontrollin e armëve./arbresh.info