Putin: Nëse SHBA dërgon raketa me rreze të gjatë në Ukrainë, Rusia do të godasë objektiva të reja

Presidenti rus Vladimir Putin, nuk i ka ndalur kërcënimet ndaj SHBA.

Ai ka paralajmëruar se Moska do të godasë objekte të reja nëse SHBA-ja do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të zvarritë konfliktin e armatosur”, kështu është shprehur Putin gjatë një interviste për mediat, duke shtuar: “Nëse Ukraina furnizohet me armë të reja, ne do të analizojmë situatën dhe do të nxjerrim përfundimet e duhura. Nëse do të jetë e nevojshme do të përdorim armët tona, për të goditur ato objekte që ende nuk i kemi pasur objekt për t’i sulmuar,” tha Putin-i duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin nga amerikanët, me sisteme të shumta raketore (MLRS), shkruan CNN.

“Furnizimi me MLRS amerikane në Ukrainë në thelb nuk ndryshon asgjë, pasi Kievi kishte armë të ngjashme më parë, duke përfshirë raketa me rreze të ngjashme, kështu që ata thjesht po kompensojnë humbjet e tyre”, tha Putin.