Putin premton kalim të sigurt të grurit, pritet marrëveshje me Turqinë e OKB-në

Presidenti rus Vladimir Putin shprehet se ai nuk do të bllokojë kalimin e grurit nga portet e Detit të Zi, duke përfshirë edhe portet që janë nën kontrollin e ukrainasve.

“Jeni të mirëpritur të eksportoni [grurin] nëpërmjet porteve detare nën kontrollin ukrainas, para së gjithash, nga portet e Detit të Zi: Odesa dhe portet aty pranë. Ne nuk i kemi minuar portet e Ukrainës. I kam thënë shumë herë kolegëve tanë të pastrojnë minat që anijet e ngarkuara me grurë të largohen nga këto porte, ne do të garantojmë kalimin e sigurt të tyre, pa probleme”, u shpreh shefi i Kremlinit

Presidenti i Senegalit dhe lideri i Bashkimit Afrikan, Macky Sall, u takua me presidentin rus për ta bindur atë që të lejonte kalimin e grurit nga Ukraina për të parandaluar një zi buke masive në vendet e kontinentit.