Putin takohet me Vuçiç, premton mbështetje ushtarake për Serbinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është pritur në Soçi nga homologu rus, Vladimir Putin, i cili përsëriti mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Gjatë takimit, presidenti rus, Putin gjithashtu ka premtuar se do të gjejë zgjidhje të pranueshme për çmimin e gazit rus për Serbinë, si dhe mbështetje ushtarake.

Reklame

Kjo është hera e 19 që presidenti serb takohet me homologun rus. Për herë të fundit, ata biseduan në qershor të vitit 2020, në kuadër të një parade ushtarake në Moskë.