Qamili: Për pjesmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve, askush nuk ka kontribuar përveç Forumit rinor BESA

Advertisment

Albi Qamili nga rinia e Lëvizjes BESA, mbrëmë ka qenë i ftuar në ‘click-plus’ së bashku me rinistët e partive të tjera, kanë diskutuar në lidhje me pjesmarrjen e të rinjve në politik, njofton TopAlNews.

Qamili ka deklaruar se është një fakt shumë dëshpërues se në ligjin e të rinjve dhe në politikat e të rinjve, askush nuk ka kontribuar për këtë ligj.

Reklame

“Eshtë një fakt shumë dëshpërues për pjesmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve, askush nuk ka kontribuar, se vetëm forumi rinor i Lëvizjes Besa në kordinim me deputetët kemi dorëzuar amandament, ku u cek edhe çështja etnike dhe kemi ndërhyj që në organet kryesore të përfaqësimit të të rinjve të marrin pjesë edhe shqiptarët, sepse ky propozim ligj nuk parashifte askund shqiptarë”, deklaroi Albi Qamili nga BESA./TopAlNews/