Qëlloi 5 herë me thikë vjehërrin, djalin e hodhi nga shkallët, ja çfarë deklaroi shqiptari në gjyq

Shqiptari që qëlloi me thikë vjehrrin e tij, në Austri është dënuar më pesë vjet burg nga gjykata austriake për plagosje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e ditëlindjes së djalit të tij më 8 dhjetor pas një konflikti me vjehrrin Besim Z., 40 vjeç, qëlloi 5 herë me thikë në qafë dhe shpinë vjehrrin e tij, ndërsa hodhi nga shkallët edhe djalin e tij të vogël për shkak të “mungesës së respektit”.

Reklame

Sipas mediave austriake, 40-vjeçari, babai i 4 fëmijëve, u dënua me 5 vjet burg për plagosje të rëndë, ndërsa i ka shpëtuar akuzës për tentativë vrasje.

Prindërit e vajzës nuk kanë qenë dakord për lidhjen e saj me shqiptarin , ky ka qënë shkaku që përplasjet kanë vijuar ndër vite.

‘Si një qengj i butë’ kështu u shfaq shqiptari para trupit gjykues, duke shtuar se nuk ka ngritur kurrë dorë ndaj të birit.

“Unë doja që të festonim në shtëpi, vjehrri donte të shkonim më local”. Kështu ka thënë ai përpara gjykatës. Pas një konflikti verbal dhe pas konsumit të alkoolit ai ndoqi vjehrrin kur po largohej dhe e goditi të paktën pesë herë në qafë dhe në shpinë.